Vizioni merr pjesë në turneun ndërkombëtar në Danimarkë! Shaqiri - optimist 

Futboll

Vizioni merr pjesë në turneun ndërkombëtar në Danimarkë! Shaqiri - optimist 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2022 Në ora: 15:31
Vizioni merr pjesë në turneun ndërkombëtar në Danimarkë! Shaqiri optimist 

Ekipet e Vizionit U13, U17 dhe U19 nga Ferizaj, po i zhvillojnë përgatitjet e fundit para turneut ndërkombëtar “Dana Cup” në futboll, që mbahet në Hjorring të Danimarkës.

Vizioni merr pjesë me tre ekipe, dy meshkujt U13 e U17 dhe femrat U-19.

Është një turne i fortë dhe i mirëseardhur për Vizionin, që ka synime të prezantojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Image

Vigan Shaqiri, kryetrajner i Vizionit, tha se ecuria e përgatitjeve ka shkuar shumë mirë dhe janë gati për turneun, që do të mbahet nga data 26 korrik. 

Ai flet për synimet dhe sa ekipe marrin pjesë.

“Synimet si gjithmonë janë që të radhitemi sa më lart, pasi që e dijmë çfarë konkurrence është ku marrim pjesë 122 shtete me rreth 1800 ekipe.

Besoj që jemi të përgatitur maksimalisht sepse nuk jemi ndal asnjëherë, as në ditë pushimi”, thotë Shaqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vigani së bashku me prindin e tij, Qerimin, kanë punuar me intensitet të shtuar duke rritur formën e ekipeve.
Sa keni njohur për këtë turne?

“Njohuri kemi pasi që është hera e 7-të që marrim pjesë në këtë turne. Konkurrenca është e fortë duke e marrë parasysh ku ka emra të njohur të ekipeve europiane e botërore. Përndryshe jemi 3 herë  gjysmëfinalist, dy herë me meshkuj e një herë me femra”, përfundon Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat