Trajneri i Craiovas nis të frikësohet nga Vllaznia

Futboll

Trajneri i Craiovas nis të frikësohet nga Vllaznia

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:26
Trajneri i Craiovas nis të frikësohet nga Vllaznia

Te Craiova luhet shumë në ndeshjen kundër Vllaznisë. Për shkakun të asaj humbje kundër Lacit në sezonin e shkuar dhe eliminimit nga Conference League, për skuadrën rumune nuk lejohet një tjetër hap i gabuar. Presidenti i klubit të Craiovas u shpreh se po mendon që tani për rivalin e turit të tretë.

Më shumë sesa realisht një “tallje” apo nënvlerësim për Vllazninë ishte një sinjal i qartë për trajnerin se do të shkarkohet menjëherë nga puna nëse do të përsëritet gabimi i vjetshëm. Këtë e di më së miri edhe vetë tekniku Laszlo Balin që teksa shprehet se nuk i është frikësuar, tregon se i kanë nisur shqetësimet pasi shkodranët janë ekip i mirë.

“Jemi të përgatitur nga të gjitha këndvështrimet, edhe nëse është fillimi i sezonit dhe gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të doja. Por mendoj se grupi e kuptoi që qëndrimi, motivimi dhe vendosmëria duhet të jenë në një nivel shumë të mirë nesër mbrëma për të pasur një evolucion të mirë dhe një rezultat të përshtatshëm.

Eksperienca e klubit tonë me një ekip gjithashtu nga Shqipëria nuk ishte shumë e këndshme. Është një kujtim i trishtuar, por nuk dua të kthehem pas në kohë. Gjithçka që ka qenë në të kaluarën duhet të përcillet në aspektin e përvojave dhe shpresoj në drejtim të mësimeve të nxjerra. Por unë mendoj se kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën, ata kanë cilësi të mirë.

Unë kurrë nuk kam frikë. E nisa këtë punë sepse jam shumë i apasionuar. Por vërtet ka shqetësime. Kundërshtari është shumë mirë i organizuar, agresiv, duke jetuar me forcën e grupit. Rezultatet e tyre vijnë nga një performancë solide kolektive. Prandaj thashë se është e rëndësishme si do të prezantojmë veten nesër në nivel grupi”, tha trajneri i Craiovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat