Mediumi kroat me shkrim special për ekipin e Kosovës

Futboll

Mediumi kroat me shkrim special për ekipin e Kosovës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:12
Drita

FC Drita ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në Ligën e Konferencës, duke barazuar pa gola në udhëtim tek belgët e Royal Antwerp. 

Skuadra kosovare edicionin e fundit ishte afër të eliminonte gjigantët e Feyenoordit, ndërsa këtë edicion ka një tjetë skuadër të njohur kundërshtare në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e cila drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Mark van Bommel, nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj gjilanasve, ndonëse në skuadër ka emra të njohur si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen e Ritchie De Laet.

Ky rezultat pozitiv i arritur nga bardhekaltrit ka bërë bujë edhe në mediat kroate. Një artikull special për Dritën e ka publikuar mediumi Index.hr.

Kroatët e cilësojnë barazimin e sotëm si një nga surprizat më të mëdha në këtë fillim të edicionit të Ligës së Konferencës.

“Drita nga Gjilani, një qytet i vogël në Kosovë, ka prodhuar një nga surprizat më të mëdha në fillim të edicionit të Ligës së Konferencës. Në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese, ata luajtën 0:0 ndaj Antwerpen me emra të njohur.

Klubi belg drejtohet nga ish-futbollisti i njohur Mark van Bommel, dhe në skuadër ka emra si Radja Nainggolan, Toby Alderweireld, Vincent Janssen, Ritchie De Laet, i cili ishte kampion me Leicester, e gjithashtu edhe reprezentuesi japonez Koji Miyoshi.

Të gjithë këta, ndonëse me 69% posedim të topit për Antwerpen dhe raportin 12:1 në goditjet drejt portës, nuk i mjaftuan klubit belg për të fituar. Se sa befasues është ky rezultat, tregon edhe fakti se koeficienti i kompanive të basteve për barazim ishte 10, por nuk luajnë as bastoret e as Transfermarkt që vlerëson ekipin e Antwerpen në 67.4 milionë euro dhe skuadrën gjilanase në 4.4 milionë euro. Ndeshja e kthimit është javën tjetër në Kosovë”, ka shkruar mediumi kroat Index.hr, transmeton gazeta Olle.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten, më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë impozante e krijuar nga tifozët e Dritës, “Intelektualët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat