Struga Trim Lum, firmos me mesfushorin nga Nigeria

Futboll

Struga Trim Lum, firmos me mesfushorin nga Nigeria

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:27
Hogan Ukpa

Skuadra e Struga Trim Lum konfirmoi përforcimin e fundit, në prag të fillimit të sezonit të ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Hogan Ukpa, që vjen nga Lijepaja e Letonisë.

Mesfushori 20-vjeçar nga Nigeria, vjen te Struga Trim Lum si lojtar i lirë.

Mesfushori nigerian luan në pozitën e mesfushorit defanziv dhe mund të ndihmojë ekipin në detyrat mbrojtëse.

Ukpa kishte aventurën e tij të parë evropiane te skuadra e Liepaja-s, ku zhvilloi 18 ndeshje, në sezonin e kaluar dhe arriti që të regjistrojë një gol dhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat