Një Simeone edhe për Napolin

Futboll

Një Simeone edhe për Napolin

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:49
Një Simeone edhe për Napolin

Pasi firmosi me Gjuriç, Henry e Piccoli, Verona ka kompletuar repartin e sulmit dhe tani është në pritje për të shituar goleadorin e sezonit të kaluar, argjentinasin Giovanni Simeone.

Napoli është skuadra që ka bërë hapa konkretë përpara për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit, që përgatitet për të luajtur sezonin e 7 në Serinë A, këtë herë në një ekip që pretendon të arrijë minimalisht zonën Champions.

Sipas mediave italiane, Napoli ka arritur marrëveshjen me sulmuesin dhe po negocion me klubin e Veronës, që synon të arkëtojë sa më shumë para nga kartoni i argjentinasit.

Simeone pritet të jetë zëvendësuesi i parë i Osimhen dhe pas transferimit të tij në Napoli, do të’i hapet udha largimit të Andrea Petagnës, sulmues që kërkohet me ngulm nga Monza e sapo-ngjitur në Serinë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat