Kampionati mund të shtyhet

Futboll

Kampionati mund të shtyhet

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:53
Kampionati mund të shtyhet

Kreu i Serisë A, Lorenco Kazini ka qenë prezent ditën e sotme për të inspektuar ambientet e stadiumit të Udinezes “Dacia Arena” nga ku ka folur për startin e kampionatit i cili është projektuar të nis në datën 13 gusht.

Kazini ka folur lidhur me mundësitë e një shtyrje të mundshme të startit të Serisë A për shkak të temperaturave të larta që do ta bëjnë të vështirë të luhet në atë datë.

“Shqetësimi ynë i parë janë kushtet klimaterike. Vështirë se në 13 gusht mund të luhet në ato temperatura.

Patjetër bëhet fjalë për një sezon të pazakontë edhe për shkak të Botërorit, por ne do të marrim masat e nevojshme për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve.”, u shpreh Lorenco Kazini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat