Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bilbaos

Futboll

Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bilbaos

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:54
Barcelona nis bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Bilbaos

Barcelona është e gatshme të transferojë qendërmbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, pasi humbi garën me Chelsean për transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se drejtori sportiv i katalunasve, Mateu Alemany, ka filluar bisedimet me presidentin e Bilbaos, Jon Uriarte.

Xavi, që ka luajtur kundër Martinezit, thuhet se e pëlqen lojtarin dhe e dëshiron lojtarin në “Camp Nou”. Gjithashtu, përshtatja e tij nuk shihet se do të ishte problem, pasi lojtari ka përvojë të madhe në futbollin spanjoll.

31-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh, por ka vetëm edhe një vit kontratë me Athletic Bilbaon. Kjo situatë mendohet se do t’ia mundësonte Barçës që ta transferonte lojtarin për një çmim më të vogël.

Qendërmbrojtësi spanjoll karrierën e ka filluar te Real Sociedadi, ku debutoi me ekipin e parë në vitin 2011. Ai në vitin 2018 kalon në “San Mames” për 32 milionë euro.

Që nga ajo kohë, Martinez ka luajtur në 158 ndeshje për baskët – teksa ka regjistruar edhe 19 paraqitje me Kombëtaren A të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat