Real shumë afër arritjes së marrëveshjes me yllin

Futboll

Real shumë afër arritjes së marrëveshjes me yllin

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:11
Real shumë afër arritjes së marrëveshjes me yllin

Pas një sezoni të suksesshëm dhe të kaluar si protagonist në fushën e lojës, Eder Militao është gati të zgjasë kontratën e tij me Real Madrid-it.

Pas fitores së Champions League, klubi madrilen ka ndërmend t’i blindojë të gjithë të rinjtë që mund të vazhdojnë t’i dhurojnë trofe klubit në të ardhmen.

Vinicius, Rodrygo dhe tani mbrojtësi brazilian që do ta lidhe të ardhmen e tij me Los Blancos, sipas asaj që ka shkruar Marca, deri në vitin 2028-të.

Qendërmbrojtësi 24-vjeçar brazilian, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2025, duket se e ka nënshkruar marrëveshjen e re me dyfishim të rrogës duke kaluar nga 3.5 në 7 milionë euro në sezon plus bonuse.

Ndërsa klauzola për prishjen e parakohshme të kontratës do të rritet në 500 milionë euro. Zyrtarizimi i Militao-s duhet të vijë pas kthimit të ekipit nga turneu në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat