Valencia e do Hysajn

Futboll

Valencia e do Hysajn

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 19:21
Hysaj

Valencia e do  Hysajn!

Xhenaro Gatuzo duket se e ka piketuar mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj si përforcimin e radhës në mbrojtje, me klubin spanjoll që është gati ti bëj Lacios një ofertë prej 5 milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit.

Sipas raportimeve nga “Il Messagero”, në ditët e fundit ka pasur të tjera bisedime mes Valencias dhe Lacios për Hysjan, me klubin spanjoll që është gati të plotësojë pritshmëritë e italianëve me një ofertë 5 milionë euro.

Në rast se oferta do të formalizohej atëherë Lacio me shumë mundësi do ti hapte rrugën mbrojtësit të Kombëtares për një aventurë të re në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat