E ardhmja e Gjimshitit te Atalanta mbetet në dyshim! ​​​​​​​

Futboll

E ardhmja e Gjimshitit te Atalanta mbetet në dyshim! ​​​​​​​

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 23:58
E ardhmja e Gjimshitit te Atalanta mbetet në dyshim! ​​​​​​​

E ardhmja e Gjimshitit te Atalanta mbetet në dyshim!

Vazhdojnë zërat e merkatos në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Ashtu siç raportoi “Sportmediaset”, ideja për të afruar një qendërmbrojtës tek Interi vazhdon të jetë shumë konkrete dhe për këtë arsye zikaltrit kanë rihapur bisedimet me klubin e Atalantës për mbrojtësin shqiptar.

Ndërkohë, në raportimet e fundit nga Italia, thuhet se Gasperini do të zgjedhë një mes dy mbrojtësve, Gjimshiti ose Demiral.

Të dy janë të tepërt në kampin bluzi e kështu që njëri prej tyre do të shitet, për të sjellë disi edhe të ardhura, duke qenë se Atalanta këtë sezon nuk merr pjesë në asnjë kompeticion europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat