Punime intensive te kompleksi i Partizanit

Futboll

Punime intensive te kompleksi i Partizanit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:07
Punime intensive te kompleksi i Partizanit

Pas hyrjes se ekipit në stadiumin e ri privat të ekipit në zonën e Tufinës, punimet në kompleksin e të kuqve kanë qenë të vazhdueshme, por jo në ritmet e duhura për të përshpejtuar përfundimin e gjithë impiantit.

Nga ajo që shihet, por edhe që në klub parashikojnë që Partizani t’i luajë ndeshjet pritëse në “Air Albania” në sezonin e ri, pasi stadiumi dhe ambienti përreth ka ende punë dhe do të jetë e vështirë që të jetë gati për ndeshje brenda këtij viti.

Gjithsesi, në kompleks aktualisht stërvitet ekipi i parë dhe skuadrat e moshave U-21, U-19 dhe U-17.

Përveç qirave të fushave, ata duan të ulin shpenzimet edhe për akomodimin dhe ushqimin e lojtarëve të akademisë, të cilët vijnë nga rrethet, apo lojtarët e huaj, që transferohen tek ekipi i parë.

Kështu, gjatë kësaj periudhe vëmendja e punimeve është përqendruar më së shumti te pjesa e hotelit.

Aktualisht ka përfunduar instalimi i vetratave të xhamave, teksa në ditët në vijim pritet të nisë shtrimi i pllakave, që do t’i hapte rrugën vendosjes së dyerve të brendshme, lyerjeve e më pas mobilimit dhe vendosjes në funksion.

Po punohet intensivisht që maksimumi brenda muajit shtator hoteli të jetë vënë në funksion.

Gjithashtu, në ditët në vazhdim pritet që të shemben godinat e ish-hartografisë dhe të nisë puna për ndërtimin e dy fushave stërvitore, para stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat