Conte kundër Nagelsmann: Unë s’do ta bëja

Futboll

Conte kundër Nagelsmann: Unë s’do ta bëja

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:48
Conte kundër Nagelsmann: Unë s’do ta bëja

Antonio Conte ka reaguar pas zërave që kanë lidhur Harry Kane me një trnsferim të mundshëm te Bayern Munich, duke e akuzuar klubin gjerman për mungesë respekti.

Kanë ka shënuar dy gola në Ibrox pasditen e sotme duke i dhuruar Tottenham-it një fitore 2-1 me përmbysje kundër Rangers.

Trajneri i bayern, Julian Nagelsmann nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për kapitenin anglez, duke thënë të premten se Kane “do të shënonte shumë gola në Bundesliga”.

Ku është pyetur në lidhje me komentet e bavarezëve pas fitores ndaj Rangers, Conte ka thënë: “Të them të drejtën nuk i kam dëgjuar. Unë jam një trajner që nuk flet për lojtarë të ekipeve të tjera.

“Situata te Tottenham është shumë e qartë. Plani është i qartë me klubin. Harry është pjesë e projektit. Ai një pjesë shumë e rëndësishme e projektit”.

Conte ka kritikuar Bayern-in për shprehjen hapur të interesit për sulmuesin anglez. 51-vjeçari ka këmbëngulur se ai nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

“E përsëris se mua nuk më pëlqen të flas për lojtarë të skuadrave të tjera. Nëse dua të bëj diçka, unë flas me klubin dhe jo me median.

“Mendoj se është një mungesë respekti për klubin tjetër. Kështu e mendoj unë”, ka thënë Conte.

Kane ka qenë shumë afër largimit nga Spurs dhe një transferimi te Manchester City, që është tërhequr pas kërkesës së londinezëve prej 150 milionë sterlinash.

Sulmuesi ka edhe dy vite në kontratën e tij aktuale. Lajmet në maj kanë thënë se Kane është gati të diskutojë për rinovimin, por Bayern është në kërkim të pasardhësit të Lewsandowski-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat