Reali di sesi ta trajtojë mesfushorin legjendar

Futboll

Reali di sesi ta trajtojë mesfushorin legjendar

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:09
Reali i Madridit di sesi ta trajtojë mesfushorin legjendar

Luka Modriç prej vitesh është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Mesfushori legjendar kroat do të festojë së shpejti ditëlindjen e tij të 37-të, por pavarësisht kësaj ai është ende njeriu kryesor në mesfushën e Realit të Madridit.

Megjithatë, në sezonin e ri, Luka nuk do të jetë aq shpesh në fushë si sezonet e kaluara. Reali ka përgatitur një plan të veçantë për të, sipas të cilit ai do të kursehet nga mundimet e panevojshme. Modriç do të trajtohet me shumë kujdes.

Ai nuk do të luajë në ndeshje që nuk janë shumë të rëndësishme, ka zëvendësues të denjë në fushë, si dhe do të largohet më herët nga loja në rast se disa ndeshje vendosen para kohe

. E gjitha kjo vjen për shkakun e moshës së kroatit, por edhe për faktin se ka luajtur deri në 103 ndeshje në dy sezonet e mëparshme.

Te Reali nuk dëshirojnë që Modric të pësojmë dëmtim të rëndë në sezonin e fundit dhe që kur të jepet lamtumira, të jetë plotësisht i shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat