Ish lojtari i Prishtinës: Ja si ia del Vllaznia në Rumani

Futboll

Ish lojtari i Prishtinës: Ja si ia del Vllaznia në Rumani

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 18:22
Boshnjaku

Lorik Boshnjaku ishte një nga gjërat më të bukura të ndeshjes Vllaznia-Universitatea Kraiova 1-1. Mesfushori 26-vjeçar bëri debutimin me fanellën kuqeblu në ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës dhe mbi supe kishte barrë të rëndë, pasi në rolin e një shkatërruesi, duhet të zëvendësonte një prej lojtarëve që e kishte blinduar këtë pozicion te Vllaznia prej shumë vitesh, pikërisht Ardit Krymin.

Mirëpo, futbollisti nga Prishtina jo vetëm që bëri një paraqitje fantastike, duke thyer aksione pa fund në mesfushë, por në të njëjtën kohë u duartrokit gjatë nga tifozët shkodranë. Cilësitë e Boshnjakut i njeh mirë trajneri Mirel Josa, i cili ka insistuar te drejtuesit shkodranë që ta bindin lojtarin të firmoste me Vllazninë.

Josa e ka pasur mesfushorin edhe kur drejtonte Prishtinën, prandaj dhe bindja e tij ka qenë se Krymin mund ta zëvendësonte vetëm Boshnjaku.

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, vetë lojtari rrëfeu gjithçka për këtë debutim me Vllazninë. Ai foli edhe për shanset që ka skuadra në ndeshjen e kthimit më 28 korrik, ndërsa zbuloi si erdhi në Shkodër dhe ofertat që ka pasur përpara se të bindej për firmën me kuqeblutë. Ëndrra e tij është që të fitojë titullin kampion me Vllazninë.

"Tani pas këtij rezultati, ata janë favoritë, sepse do të luajnë në fushën e tyre. Unë mendoj se presioni do të jetë më i madh te rumunët për ta fituar ndeshjen. Ne kemi shanset tona për t’u kualifikuar.

Duhet të luajmë akoma më të bashkuar dhe të disiplinuar. Vetëm kështu mund ta fitojmë ndeshjen në Rumani", tha Boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat