Teuta do të luajë edhe dy miqësore

Futboll

Teuta do të luajë edhe dy miqësore

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:59
Teuta do të luajë edhe dy miqësore

Teuta do të luajë edhe dy miqësore deri në fund të fazës përgatitore që po zhvillon në Korçë. Pasi shkatërruan me shifra të thella Skënderbeun U-19, blutë do të sfidojnë më datë 28 korrik ekipin e parë të korçarëve, që në sezonin e ri do t’u duhet të luajnë në Kategorinë e Parë pas shumë vitesh.

Kjo betejë natyrshëm do të ketë edhe një karakter më serioz. Tri ditë më vonë, më datë 31 korrik, Teuta përballet me Egnatian, ndeshje që do të mbyllë fazën përgatitore, në Korçë. Këto do të jenë edhe dy testet gjenerale të bluve para kthimit në Durrës.

Edhe pse ndodhen prej disa ditësh në Korçë, durrsakët kanë zhvilluar vetëm një miqësore deri më tani, pikërisht atë ndaj Skënderbeut U-19, të cilën e fituan me shifrat 0- 8. Ekipi me disa prurje të reja në listën e Renato Arapit, është akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Korçës, ku zhvillon dy seanca stërvitore në ditë.

Gjatë paradites, përgatitësi atletik, Mark Dodaj, është fokusuar tërësisht në stërvitjen fizike. Pas disa ushtrimesh izometrike dhe aerobike ekipi zhvilloi vrapime dhe ushtrime me topin. Ndërkohë, gjatë seancës së dytë stërvitore të ditës së djeshme, është vënë re që trajneri e ka përqendruar punën e tij në pjesën taktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat