Në Maqedoni nuk e pëlqejnë suksesin historik të Shkupit, nuk i transmetojnë ndeshjen?

Futboll

Në Maqedoni nuk e pëlqejnë suksesin historik të Shkupit, nuk i transmetojnë ndeshjen?

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:58
Në Maqedoni nuk e pëlqejnë suksesin historik të Shkupit, nuk i transmetojnë ndeshjen?

Shkupi është duke përjetuar një sukses të madh në historinë e tij.

Skuadra bardhekaltër gjendet në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ku përballë ka Dinamon e Zagrebit. Ekipi nga çairi i befasoi të gjithë me barazimin 2-2 të marrë në Kroaci dhe në “Todor Proeski” kanë të gjitha mundësitë për të prerë biletën për në turin e tretë.

Por pavarësisht rëndësisë që mbart kjo sfidë dhe faktit se Shkupi luan në Europë si kampione e Maqedonisë së Veriut, fqinjëve lindorë nuk shfaqin aspak interes.

Shkupi është një klubi shqiptar dhe duket se suksesi i tyre nuk mirëpritet në Maqedoninë e Veriut, teksa asnjë televizion në territorin e tyre nuk është ofruar për të transmetuar përballjen kundër Dinamos së Zagrebit. Ndërkohë të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin këtë duel në “Supersport“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat