Futbollisti nga Kosova bëhet baba për herë të parë

Futboll

Futbollisti nga Kosova bëhet baba për herë të parë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 15:36
Florent Hasani

Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti së bashku me bashkëshorten e tij, Diellza Ferati, të cilët kanë mirëpritur në këtë jetë djalin e tyre, Tor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan: “ Falënderimi i takon All-llahut që sot na beko me një djalë! Mirë se erdhe Tor Hasani”.

Sulmuesi i kërkoi leje Tiranës që të ishte pranë bashkëshortes së tij në këtë moment të veçantë të jetës dhe ditën e nesërme do të bashkohet me skuadrën për tu bërë gati për sfidën e kthimit me Zrinjskin në Bosnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat