Sulmuesi shqiptar rikthehet në Slloveni

Futboll

Sulmuesi shqiptar rikthehet në Slloveni

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:25
Françesko Tahiraj

Françesko Tahiraj është rikthyer në kampionatin slloven teksa ka firmosur me klubin e NK Radomlje.

Sulmuesi shqiptar edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e elitës në Slloveni duke qenë se është aktivizuar me Aluminij. Aventura e fundit e 25-vjeçarit ka qenë në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit mirëpo pa mundur të tregojë potencialin e plotë.

Kujtojmë se Tahiraj karrierën e ka nisur në Itali ku ka qenë pjesë e të rinjve të Milan e Juventus, e po ashtu edhe me Carpin e Torinon ndërsa është bërë pjesë edhe e moshave të kombëtares së Shqipërisë, asaj U17 dhe U19.

Tashmë, për Tahiraj nis një epokë e re teksa Radomlje mirëpret krahëhapur sulmuesin ndërsa kampionati në Slloveni sapo ka nisur dhe Radomlje ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshje e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat