Red Bull Salzburg po dominon prej vitesh futbollin austriak, ndërkohë që shërben edhe si trampolinë për shumë emra të talentuar.
Drejtuesit e Salzburg paguan 2.5 milionë euro për shërbimet e Benjamin Sesko në vitin 2019.
Sulmuesi slloven ishte pjesë e ekipit U17 të Domzales kur skautët e talentuar të Salzburgut e zbuluan.
Sot është një talentet më premtues të futbollit europian. 19-vjeçari numëron 13 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren sllovene.
Disa klube të njohura po e monitorojnë me sukses qendërsulmuesin shtatlartë, ndërkohë që Manchester United ka shprehur interesim konkret për të.