Allegri: Di Maria, një lojtar i jashtëzakonshëm

Futboll

Allegri: Di Maria, një lojtar i jashtëzakonshëm

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:22
Allegri: Di Maria, një lojtar i jashtëzakonshëm

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk ka nguruar të thurë fjalë të mira për sulmuesin e ri të skuadrës, Angel Di Maria.

Juve mbrëmë (e martë) luajti baras me Barcelonën, me rezultat 2-2, në një ndeshje miqësore në Dallas.

Protagonisti kryesor i Juves ishte Di Maria, veçanërisht në pjesën e parë, me lojërat e tij ai riktheu besimin e bianconerëve.

Allegri është entuziast dhe nuk e fsheh: "Di Maria është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Ai është një kampion dhe është kënaqësi ta shohësh duke luajtur. Për ne ishte një blerje e shkëlqyer. Kujdes, Barcelona është kthyer mirë, ata kanë ndërtuar një skuadër e rëndësishme për t'u kthyer për të fituar. Ky barazim vlen shumë”, përfundoi trajneri,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat