Gashi: Ferizaj ka pas fushën më të mirë në Kosovë në vitin 1975-1976!

Futboll

Gashi: Ferizaj ka pas fushën më të mirë në Kosovë në vitin 1975-1976!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2022 Në ora: 15:43
Selatin Gashi

Ish futbollisti Selatin Gashi, i njohur si Culi, habitet se si Ferizaj ka ardhur në një situatë të vështirë për stadium, pa stadium të vetin, kur një kohë stadiumi i vjetër në qytet, ka pas fushën më të mirë.

Gashi thotë se kur ka luajtur me juniorët e Flamurtarit të Prishtinës, në edicionin 1975-1976, ishte fascinuar me fushën e Ferizajt.

“Nuk e harroj kurrë golin që shënova në Ferizaj për Flamurtarin, duke e mundur Borcin e asaj kohe me rezultat 3:1.

Luaja për junior, por ajo që më ka fascinuar, ka pasur fushën më të mirë në Kosovë, pas një kohe Vushtrria dhe pastaj edhe Ramiz Sadiku i Prishtinës.

As stadiumi i KF Prishtinës nuk e ka pas fushën si të Ferizajt, edhe pse Prishtina garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes ”, kujton Gashi ato vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat