Hazard do të jetë zëvendësues i Benzemas

Futboll

Hazard do të jetë zëvendësues i Benzemas

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:41
Hazard do të jetë zëvendësues i Benzemas

Carlo Ancelotti e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Karim Benzemas.

Trajneri italian ka vendosur që Eden Hazard të jetë zëvendësues i sulmuesit francez në Real Madrid.

Ylli belg ishte pranë largimit nga “Los Blancos”, por duket se “Don Carlo” do t’ia japë atij edhe një rast.

Pra, ish-futbollisti i Lillet dhe i Chelseat do ta ketë mundësinë ta tregojë veten, por vetëm kur italiani vendos ta ndërrojë gjatë lojës sulmuesin francez, ose eventualisht kur dëshiron ta pushojë ose kur të jetë i lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “As”.

Ishin pikërisht këta dy lojtarë që shënuan për Realin në miqësoren me Club American, e cila përfundoi 2:2.

Ndërkohë, kjo nënkupton se Borja Mayoral do të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe me gjasë do të transferohet në Getafe,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat