Club Brugge gati ta pranojë ofertën e fundit të Milanit

Futboll

Club Brugge gati ta pranojë ofertën e fundit të Milanit

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:56
Charles De Ketelaere

Charles De Ketelaere duket së është vetëm një hap larg bashkimit të tij me Milanin, pasi që Club Brugge raportohet se po përgatitën që ta pranojnë ofertën e tyre të fundit

Kuqezinjtë janë takuar me homologët e tyre belg në Lugano të Zvicrës dje në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për sulmuesin 21 vjeçar belg, i cili dëshiron që të kalojë në skuadrën nga Lombardia.

Sipas Calciomercato.com, dyshja e Milanit, Paolo Maldini dhe Frederic Massara e ka rritur ofertën e tyre në 32 milionë euro plus tri milionë bonuse për De Ketelaere dje. Club Brugge janë duke kërkuar një shumë fikse 35 milionë euro por duket se ata kanë vendosur që ta ndryshojnë mendjen pas ofertës së fundit të Kuqezinjve.

Marrëveshja pritet të mbyllet brenda 48 orëve dhe De Ketelaere mund të jetë në dispozicion të Stefano Piolit këtë të premte.

Raportohet që nëna e belgut tashmë e ka vizituar Milanin dhe është duke kërkuar një shtëpi për djalin e saj dhe së ai është pajtuar që të largohet dhe dëshiron që t’i bashkohet klubit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat