Kane transformohet për tre muaj!

Futboll

Kane transformohet për tre muaj!

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:23
Kane

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që kënaqet me pak dhe që i merr me të mira yjet e tij.

Tekniku italian është shumë kërkues në seancat stërvitore, madje në përgatitjet parasezonale të Tottenham, disa nga futbollistët e tij e kanë pasur të pamundur për të përballuar të gjithë ngarkesën teksa videot kanë zbuluar veçanërisht vuajtjet e Heung Min Son dhe Harry Kane. Pikërisht, ky i fundit duket se është edhe lojtari që është transformuar më së shumti nën urdhrat e trajnerit Conte.

Sulmuesi i kombëtares së Anglisë ka arritur të vendosë një masë muskulore të dukshme dhe diferencat bëhen edhe më të qartë nëpërmjet një fotoje të Harry Kanë në muajin maj. Dallimi është i madh dhe Kane përgatitet për një sezon ku kërkesat ndaj tij do të jenë të shumta.

Ndërkohë, si për të provuar edhe ndryshimin e anës fizike tek skuadra e Tottenham mjafton t’i shohësh statistikat të cilat tregojnë se gjatë kohës kur ekipi drejtohej nga Nuno Espirito Santos mesatarja e kilometrave që Spurs bënin në fushë ishte 100 km, ndërsa më Conte u rrit në 115 km për ndeshje.

Ndoshta, me një përgatitje të lartë fizike dhe me shumë disiplinë mund të jetë mënyra e vetme me të cilat Conte do të këkrojë të konkurrojë Manchester Cityn e Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat