Nuhiu: Na pret një ndeshje e vështirë

Futboll

Nuhiu: Na pret një ndeshje e vështirë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 01:02
Nuhiu

Ardian Nuhiu ka dal në konferencën për shtyp para duelit të kthimit mes Dritës dhe Royal Antwerp.

Trajneri shkupjan i gjilanasve ka folur për duelin e ditës së enjte, ku është i vlefshëm për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Drita arriti një barazim pa gola në ndeshjen e parë dhe synon ta befasoj skuadrën belge në Prishtinë për të kaluar tutje.

Nuhiu ka folur para kësaj ndeshje, duke thënë se i pret një sfidë e madhe dhe se janë të vetëdijshëm për vështirësinë që do ta kenë.

“Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e sotme.

Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp.

Tutje trajneri i gjilanasve tha se është i bindur që skuadra do të përformojë mirë në këtë sfidë.

“Bëhet fjalë për një skuadër agresive, skuadër që bën presion të lartë, me individë shumë cilësor. Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, shtoi trajneri Ardian Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat