Tirana do të këtë punë të vështirë në Mostar

Futboll

Tirana do të këtë punë të vështirë në Mostar

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 19:57
Formacionet

Në ndeshjen e parë në Air Albania, Tirana humbi me rezultat 0-1

FC Tirana do të këtë punë tepër të vështirë me kampionin e Bosnje Hercegovinës, Zrnjski në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë eliminator të Konferencë Ligës.

Ndeshja e parë Tirana e humbi me rezultat 0-1 dhe skuadra shqiptare në pesë ndeshjet e fundit o ka të gjitha humbje, përfshirë edhe ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehu ka vendosur përballë kampionit boshnjak një skuadër me formacion 4-3-3 ku në portë është Bekaj. Para tij në mbrojtje janë: Najdovski, Behiratche, Tosevski dhe Ismailgeci.

Mesfusha e kampionit të Shqipërisë përbëhet nga treshja: Limaj, Aleksi dhe Totre kurse në sulm për bardh e blutë startojnë Xhixha, David dhe Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat