Mesfushori i Juventusit bisedon me klubin francez

Futboll

Mesfushori i Juventusit bisedon me klubin francez

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 11:55
Rabiot

Adrien Rabio dhe Juventusi duket se do të ndahen këtë verë, ndonëse dëmtimi i Pol Pogbasë mund të ndryshojë shumë skenarë, nëse në Torino nuk zbarkon të paktën një tjetër mesfushor.

Pas Lionit të refuzuar nga e ëma e tij menaxhere dhe PSG-së që ka marrë kohë për të vlerësuar rikthimin e mundshëm të “bishtalecit” në “Parkun e Princave”, duket se dje janë intensifikuar bisedimet mes Rabiosë dhe Monakos.

Klubi nga principata i pëlqen futbollistit, ndonëse Montekarloja është tunduese edhe për një stil jetese që mund të kërkosh të bësh.

Por edhe pse palët tregojnë pëlqim mes tyre, problem mbetet vetëm paga, pasi Monako mund të shkojë deri në 5 milionë euro në sezon, jo 7 sa fiton te Juvja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat