Dhimbja që shtohet për kampionët e Shqipërisë

Futboll

Dhimbja që shtohet për kampionët e Shqipërisë

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 23:39
Dhimbja që shtohet për kampionët e Shqipërisë

Zrinjski arriti që ta mundte Tiranën në të dy ndeshjet sa i përket turit të dytë të Conference League.

Në fillim ia dolën me sukses në “Air Albania”, teksa nuk e ulën marshin as në shtëpi, duke fituar me shifrat 3-2.

Pavarësisht rezultatit të parë që u arrit, Zrinjski e dominoi sërish Tiranën dhe shpërdoroi pafundësisht raste të pastra në ndeshjen e dytë, duke lënë përshtypjen se i përkiste një kategorie tjetër.

Megjithatë duhet theksuar se kampionati boshnjak nuk është në shkëlqim.

Përkundrazi, pas kësaj fitore me Tiranën, Zrinjski është i vetmi ekip i Bosnje Hercegovinës që mbetet në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat