Leicester hedh poshtë një ofertë 40-milionëshe për Maddison

Futboll

Leicester hedh poshtë një ofertë 40-milionëshe për Maddison

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 12:24
James Maddison.

Leicester City e ka hedhur poshtë një ofertë prej 40 milionë eurosh nga Newcastle për mesfushorin James Maddison.

“Dhelprat” nuk u pajtuan që lojtari të largohet për këtë shumë, pasi lojtari konsiderohet i rëndësishëm për klubin edhe në sezonet vijuese.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, ish-kampionët anglezë janë duke tentuar që ta ndalin me çdo kusht mesfushorin në “King Power Stadium”.

I njëjti burim thotë se tashmë është gati një kontratë afatgjate për lojtarin.

Në anën tjetër, Newcastle nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtas për 25-vjeçarin, me ofertën e dytë që pritet të niset shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat