Nunez kundër Haaland, kështu duken formacionet e mundshme të Liverpoolit e Cityt

Futboll

Nunez kundër Haaland, kështu duken formacionet e mundshme të Liverpoolit e Cityt

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 14:53
Nunez dhe Haaland

Sonte me fillim nga ora 18:00, kampioni i FA Cup, Liverpool dhe kampioni i Premier Ligës, Manchester City, do të përballen kokë më kokë për trofeun e Community Shield.

Vetëm Arsenali dhe Manchester United e kanë fituar këtë trofe më shpesh se Liverpooli (15 herë), ku fitorja e këtij të fundit ishte në vitin 2006, duke humbur më pas dy herë në penallti duke përfshirë këtu kundër Cityt në vitin 2019.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Klopp nuk do të paraqiten Alisson, Jota, Kelleher e Oxlade-Chamberlain, kurse te City mungon mbrojtësi Aymeric Laporte.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Nunez, Diaz

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Grealish

18:00 Liverpool – Manchester City (Stadiumi King Power)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat