Bonucci ka folur për përgatitjen e skuadrës

Futboll

Bonucci ka folur për përgatitjen e skuadrës

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 12:07
Bonucci

Leonardo Bonucci ka folur për përgatitjen e skuadrës në prag të sezonit 2022/23, por edhe për merkaton dhe objektivat e formacionit bardhezi që duhet të rikthehet të fitoret pas një sezoni zhgënjyes.

Në lidhje me blerjet e reja dhe atmosferën në skuadër: “Përshtypja është shumë e mirë, ka entuziazëm dhe empati në grupin që po krijohet”, ka thënë Bonucci  për kanalin e Juventus-it në Twitch.

“Lojtarët e rinj kanë sjellë shumë eufori dhe dëshirë për të bërë mirë. E kemi rritur nivelin e intensitetit edhe në stërvitje dhe në ndeshje.

“Blerjet e reja? Jemi me fat sepse për sa i takon dy lojtarëve më të rëndësishëm që kanë ardhur, Pogba dhe Di Maria, Paul e di se çfarë është Juventus dhe Di Maria është një fitues.

“Kemi një dëshirë të madhe që të kthehemi të fitojmë në Itali dhe të kthehemi protagonistë në Europë”, ka thënë Bonucci.

“Shikoj dëshirën dhe përulësinë për t’u sakrifikuar nga ana e të gjithëve, që të kthehemi të kemi mentalitetin fitues që na ka karakterizuar.

“Fatkeqësisht, në vitet e fundit kemi patur shumë vështirësi për ta ruajtur këtë mentalitet. Duam të kthehemi makina e luftës që kemi qenë në dhjetë vitet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat