Nottingham Forest firmos me lojtarin e Belgjikës

Futboll

Nottingham Forest firmos me lojtarin e Belgjikës

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:41
Nottingham Forest firmos me lojtarin e Belgjikës

Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Klubi 157-vjeçar ka prezantuar afrimin e fundit. Ai është Orel Mangala, mesfushori belg, i cili në mars debutoi edhe me kombëtaren.

Nottingham, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, u rikthye në Premier League pas 23 viteve mungesë. Drejtuesit e klubit anglez kanë paguar 13 milionë euro te Stuttgart për kartonin e 24-vjeçarit. Mangala ka firmosur deri në vitin 2027.

Qendërmesfushori belg është afrimi i 12-të i klubit të famshëm, që po tenton edhe shërbimet e Alex Morenos nga Real Betis. Anglezët kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro deri tani në merkato.

Objektivi është krijimi i një skuadre solide që do të luftojë pa probleme për qëndrimin në elitën e futbollit anglez, aty ku drejtuesit dhe tifozët e Nottingham Forest duan të kalojnë sa më shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat