Firmos me titullarin e Gjermanisë

Futboll

Firmos me titullarin e Gjermanisë

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:55
David Raum

Leipzigu ka reaguar menjëherë pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Bayern Munchen.

Klubi gjerman ka prezantuar ditën e sotme David Raum, anësorin e majtë që debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar.

Që prej atij momenti është grumbulluar gjithmonë dhe deri tani numëron 9 ndeshje me “Pancerat”. Raum zhvilloi një sezon shumë të mirë me Hoffenheim, që ka përfituar 26 milionë euro nga shitja e tij.

Për 24-vjeçarin interesoheshin edhe Bayerni e Dortmundi, por drejtuesit e Leipzigut vepruan më shpejt dhe u shfaqën më bindës në përpjekjet e tyre.

Lojtari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin që sezonin e ardhshëm do të garojë sërish në grupet e Champions League.

Një përforcim fantastik për trajnerin Tedesco, pasi Raum luan mirë me të dy këmbët dhe në raste të caktuara mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat