United dëshiron të largojë gjashtë lojtarë nga skuadra

Futboll

United dëshiron të largojë gjashtë lojtarë nga skuadra

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 10:06
Manchester United

Gjiganti anglez, Manchester United, po përgatitet para fillimit të sezonit 2022/23, ku deri tani ka transferuar mesfushorin, Christian Eriksen dhe mbrojtësit Lisandro Martinez e Tyrell Malacia.

Po ashtu, United po vazhdon të jetë pjesë e sagës më të gjatë të kësaj vere, ku po e kërkon transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong, por që ky i fundit po e refuzon kalimin në “Old Trafford”.

Ndërkaq, “Djajtë e Kuq” deri tani kanë larguar disa emra të njohur nga skuadra si Edinson Cavani, Lee Grant, Jesse Lingard, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Paul Pogba.

Po ashtu, tani thuhet se gjiganti anglez dëshiron të largojë edhe gjashtë lojtarë nga skuadra deri në fund të këtij afati kalimtar veror të transferimeve.

Emrat më të përfolur për tu larguar janë Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Eric Baily, Axel Tuanzebe, Ethan Laird dhe Phil Jones. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat