Kundër trajnerit

Futboll

Kundër trajnerit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:58
Kundër trajnerit

Aventura franceze e kroatit Igor Tudor mund të mbyllet ende pa nisur mirë (me sfidën e parë të Ligue 1 që është në program të dielën, kundër Reims).

Siç bëjnë të ditur mediat franceze Marseja po përjeton një krizë të thellë, pasi metodat stërvitore të trajnerit kroat nuk pëlqehen në dhomat e zhveshjes nga skuadra që duket e destabilizuar pas largimit të Jorge Sampaolit.

Raportet mes trajnerit dhe skuadrës janë shumë të tensionuara, pasi tekniku, simpatik jashtë fushe, transformohet në dhomat e zhveshjes dhe në terrenin e lojës.

“Nuk heziton të përballet me lojtarët duke u ulëritur”, deklaroi një burim i brendshëm për të përditshmen “La Provence”.

E njëjta gazetë shkruan se kapiteni i skuadrës, Dimitri Payet, ka kërkuar një takim me presidentin Pablo Longoria pikërisht për të diskutuar për pozicionin e Tudor dhe metodat e tij të punës, që kanë krijuar një klimë tensioni në brendësi të grupit.

Të gjithë zërat vijnë pas ndarjes rrufe të muajit të kaluar me mikun e tij German Camoranesi, i cili dha dorëheqjen, për divergjencat që kishte me Tudorin, duke u përballur me të edhe para grupit. Ish-shoku i tij në kohët e Juves ishte i destinuar për të mbuluar rolin e krahut të djathtë të Tudorit, por u largua pas vetëm një jave bashkëpunimi me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat