Belgu firmos

Futboll

Belgu firmos

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 21:15
Belgu firmos

Sharl De Keteler është tashmë zyrtarisht një futbollist i ri i Milanit. Pas vizitave mjekësore dhe dorëzimit të dokumentacionit përkatës, futbollisti belg ka hedhur firmën në kontratën me kuqezinjtë, duke u bërë kështu pjesë e kampionëve të Italisë.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë se ka blerë përfundimisht të drejtat e paraqitjeve sportive të futbollistit Sharl De Keteler nga Klub Bryzh.

Futbollisti ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2027 dhe do të veshë fanellën me numrin 90”, shkruhej në komunikatën e Milanit.

Një zgjedhje shumë e veçantë fanelle që e bën mesfushorin e ri një “homolog” më bashkëkombësin e tij, Romelu Lukaku.

Edhe ky i fundit ka zgjedhur fanellën me numrin 90 pas kthimit te Interi, pasi ajo me numër 9 i përkiste Xhekos. Por ndryshe nga Lukaku, për De Keteler ky është numri i tij i preferuar, pasi e ka mbajtur edhe te Klub Bryzh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat