Rezultatet në Champions League

Futboll

Rezultatet në Champions League

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 00:09
Ilustrim

Ndeshjet e sotme të turit të tretë të Ligës së Kampioneve kanë parë në fushën e lojës edhe futbollistë shqiptarë. Në fakt, ka qenë një derbi i tillë, pasi përballë janë vënë Sherif Tiraspol i Regi Lushkjes me Viktoria Plzen të Kristi Qoses.

Lushkja e nisi takimin si titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të kur rezultati ishte 1-2 për miqtë nga Republika Çeke. Kurse Qose ishte zëvendësues duke u aktivizuar vetëm në shtesën e ndeshjes për të ndihmuar ekipin e tij që të ruante këtë rezultat që mund t’ia bëjë më të thjeshtë kualifikimin e mëtejshëm.

Sa u përket ndeshjeve të tjera, duket thuajse i sigurt kualifikimi i Benfikës, që fitoi 4-1 ndaj Midtjylland.

Një hap të rëndësishëm para bëri edhe Dinamo Zagreb me fitoren 2-1 në fushën e Ludogorets.

REZULTATET

Sherif Tiraspol-Viktoria Plzen 1-2
Ludogorets-Dinamo Zagreb 1-2
Monako-PSV 1-1
Union SG-Rejnxhërs 2-0
Benfika-Midtjylland 4-1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat