Lajm i keq për Xavin

Futboll

Lajm i keq për Xavin

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:47
Lajm i keq për Xavin

Cesar Azpilicueta nuk do të largohet nga Chelsea.

Ndonëse kërkohej me ngulm nga Barcelona, mbrojtësi spanjoll ka rinovuar zyrtarisht me blutë e Londrës, ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Futbollisti kërkohej me ngulm nga Xavi që e kishte planifikuar titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes së Barcelonës dhe negociatat vijonin prej javësh, megjithatë vullneti i Tuchel ka ndryshuar situatën.

Mbrojtësi 32-vjeçar spanjoll ka vendosur të rinovojë edhe për dy sezone kontratën me Chelsean, duke qetësuar jo pak trajnerin Tuchel, i cili këtë verë humbi edhe emra si Christensen e Rudiger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat