Shkupi mposhtet në Dublin, Hamidi skuqet 

Futboll

Shkupi mposhtet në Dublin, Hamidi skuqet 

Nga: K. G. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, mposhtet me rezultat 3:1 në Dublin të Republikës së Irlandës, nga skuadra Shamrock Rovers.

Futbollisti i Shkupit, Walid Hamidi, në minutën e 84-të u ndëshkua me karton të kuq.

Shkupjanët pësuan humbje në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa League.

Vendasit kaluan në epërsi me golat e Burke nga penalltia në minutën e 13-të dhe Watts në atë të 29-tën. 

Queven në minutën e 77-të shënoi një supergol nga afro 30 metra dhe ngushton rezultatin në 2:1. 

Në minutën e 90+7, O'Neill thellon fitoren në 3:1. 

Shkupi del i mposhtur nga stadiumi "Tallaght" në Dublin por shpreson që të përmbys gjithçka në takimin e kthimit dhe të shkojnë në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat