Sanches thyen heshtjen!

Futboll

Sanches thyen heshtjen!

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 00:13
Sanches

Renato Sanches u zyrtarizua dje si nënshkrimi i ri i Paris Saint-Germain. Mesfushori portugez ka dhënë intervistën e tij të parë për kanalet zyrtare të klubit francez: “Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe për familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur.

"Unë kam zgjedhur Paris Saint-Germain sepse mendoj se është projekti më i mirë për mua. Qëndrimi në Francë është i rëndësishëm, sepse tashmë e njoh këtë kampionat”. Christophe Galtier ju ka trajnuar në Lille. A ndikoi kjo në vendimin tuaj? “Unë e njoh mirë atë. Ai është një trajner i mirë, i cili më bëri të rritem shumë kur arrita në Ligue 1.

Së bashku arritëm të fitojmë ligën me Lille. Bëmë një punë të mirë së bashku dhe jam i lumtur që punoj me të përsëri, si dhe me anëtarët e stafit të tij. Puna me një trajner që njihni gjithmonë i bën gjërat më të lehta. Komunikimi është më i lehtë.”

Ka disa lojtarë portugez në PSG. A ndikoi kjo në vendimin tuaj?
“Jo shumë! Mendoj se vendimi im do të ishte i njëjtë dhe mendoj se është zgjedhja e duhur. Padyshim që jam i lumtur që gjej bashkatdhetarë, kjo mund ta lehtësojë integrimin tim.

Unë tashmë i njoh Nuno Mendes dhe Danilo Pereira, por ende jo Vitinha. foli me Nunon, para nënshkrimit tim, ai më foli shumë mirë për Paris Saint-Germain”. Sanches u pagua 15 mln euro dhe bonuse dhe rroge 6 mln euro ne sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat