Sezoni 2022-2023 zyrtarisht do e hap përballja mes Eintracht Frankfurt - Bayern

Futboll

Sezoni 2022-2023 zyrtarisht do e hap përballja mes Eintracht Frankfurt - Bayern

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 11:58
Ilustrim

Premier Liga, Bundesliga dhe Ligue 1, do të marrin skenën mbrëmjen e sotme, teksa në fushën e lojës do të vihen përballë njëra-tjetrës 6 skuadra, të cilat do të luftojnë që të nisin me këmbë të mbarë edicionin e ri futbollistik.

Sezoni 2022-2023 zyrtarisht do e hap përballja mes Eintracht Frankfurt - Bayern Munih në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit pa Levandovskin në skuadër të larguar në “Camp Nou”, por më një Sadio Mane më në formë se kurrë, ndërsa kampionët e Liga Europa, do tentojnë të mos dali pa pikë nga ky duel.

Kristal Pallas-Arsenal është dueli që do të ngre siparin në Angli, me “Topçinjtë” që kanë bërë afrime “big” në këtë merkato, me takimin që nis që orën 21:00.

Në Ligue 1, vjen përballja  Lion-Ac Ajaçio, që nis në orën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat