Inzaghi teston edhe njëherë Asllanin

Futboll

Inzaghi teston edhe njëherë Asllanin

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:47
Asllani

Kristjan Asllani u transferua te Inter me idenë për të qenë një zëvendësues në momentet e vështira të Marcelo Brozovic kur kroati të kishte shqetësime fizike. Dhe, një moment i tillë ka mbërritur në vigjilje të kampionatit, një javë para se të startojë Serie A.

Trajneri Simone Inzaghi në testin miqësor që zikaltërit luajnë të shtunën në mbrëmje ndaj Villareal kishte ideuar të zbriste në fushë me 11-tëshen titullare për të bërë një provë gjenerale para kampionatit.

Por, me problemet fizike të Brozovic, ai që do të startojë nga minuta e parë do të jetë pikërisht mesfushori i kombëtares i cili nëse e kalon me sukses edhe këtë test, atëherë mund të marrë minuta të rëndësishme edhe në premierën e kampionatit ndaj Lecces.

Vlen të theksohet se në miqësoret parasezonale të Inter, 20-vjeçari kuqezi ka shkëlqyer, madje duke shënuar gol në sfidën ndaj Monaco si dhe ka asistuar ndaj Luganos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat