Torino deklason Palermon

Futboll

Torino deklason Palermon

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 23:54
Torino deklason Palermon

Torino ka siguruar raundin e 1/16-ave të Kupës së Italisë pas fitores me rezultatin 3:0 ndaj Palermos.

Një sfidë e dominuar e gjitha nga vendasit, megjithatë do të duhej minuta e 54’ që të realizohej goli i parë.

Ishte Lukic ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha avantazhin ekipit të trajnerit Juriq.

Vetëm pesë minuta më pas do të ishte Radonjic ai që do të realizonte, megjithatë pas një verifikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë në minutën e 74’ Radonjic mundi që të realizonte golin e dytë për vendasit. Pellegri nga ana tjetër, vulosi rezultatin e ndeshjes, duke shënuar golin e tretë për Torinon në minutën e 79’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat