Ish-futbollisti i Real Madridit, Guti thotë se Real Madridi është i fortë sikurse vitin e kaluar, por sipas tij, ‘Los Blancos’ kanë nevojë për sulmues.
Guti vlerëson edhe transferimet e bëra nga rivalët e tyre të përjetshëm, Barcelona.
“Unë mendoj se Real Madridi është i mirë si vitin e kaluar, megjithëse, nuk kanë bërë transferime”, tha Guti për ‘DAZN’.
“Ndoshta Reali ka nevojë për një sulmues tjetër, pasi iu mungonte edhe vitin e kaluar”.
“Çdo mungesë e Karim Benzema mund të jetë keq për skuadrën dhe mungesa e një sulmuesi kufizon aftësinë për të shënuar gola”, theksoi ai.
“Ne pamë një Barcelonë të dobët vitin e kaluar dhe forcimi i Barcelonës është mirë për ligën”, përfundoi Guti.