Djali i Igli Tares firmos me klubin e njohur austriak

Futboll

Djali i Igli Tares firmos me klubin e njohur austriak

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 16:16
Djali i Igli Tares firmos me klubin e njohur austriak

Etienne Tare mbylli aventurën me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri. 

SuperSport mëson se djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rapidin e Vienës.

Sulmuesi do të bashkohet me ekipin e dytë të Rapidit, që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak.

Etienne ka lindur në Brescia, ekip ku babai i tij kaloi vitet më të bukura të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat