Demiri para sfidës me Ballkanin: Nuk duhet ta humbasim kurrë këtë rast

Futboll

Demiri para sfidës me Ballkanin: Nuk duhet ta humbasim kurrë këtë rast

Nga: K. G. Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:30
Demiri

Në kuadër të play-off-it në Conference League, nesër (21.00) kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi luan kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës. 

Futbollisti i Shkupit, Besir Demiri, beson se ekipi i tij është më cilësor dhe se këtë duhet ta tregojë në fushë. 

Demiri tha se kjo mundësi nuk duhet humbur.

“Bashkë me stafin profesional kemi analizuar kundërshtarin. Mendoj se jemi gati dhe më të mirë duke e njohur Kampionatin në Kosovë.

Por nuk ka kundërshtarë të dobët në fushë. Nuk duhet ta humbasim këtë rast. Shpresoj se do ta marr rastin nga trajneri dhe nëse e gjej veten në 11-shin e parë, jam gati të jap maksimumin”, ka thënë Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat