Vajza e tyre thyen heshtjen në rrjetet sociale

Futboll

Vajza e tyre thyen heshtjen në rrjetet sociale

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:25
Vajza e tyre thyen heshtjen në rrjetet sociale

Ndarja mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti ka katalizuar vëmendjen e thashethemeve në Itali, por jo vetëm në muajt e fundit, mes mospërfilljeve të vazhdueshme, paparacëve etj. Asnjë nga palët e interesuara drejtpërdrejt nuk ka bërë ndonjë deklaratë për këtë.

Në vend të kësaj, prezantuesja e Mediaset ka dokumentuar në rrjetet sociale me frekuencë gjithnjë e më të madhe pushimet e saj të kaluara këtë vit midis Tanzanisë, Dolomiteve, Frontone (vendi i origjinës së familjes Blasi) dhe Sabaudia.

Chanel Totti, vajza e dytë e çiftit, gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo publikoi një video në Tik Tok të premten e 19 gushtit, që mund të interpretohet si një qëndrim për situatën që po përjeton.

Vajza e ish-kapitenit të Romës dhe Ilary Blasi ndodhej në një diskotekë në bregdetin e Lazios, nga ku ndau videon me një këngë në sfond dhe mbishkrimin: “Nuk ka gjë më të bukur se sa të jesh indiferent ndaj asaj që shikon dhe dëgjon, vetëm sepse ti e di sa vlejnë njerëzit”.

Fjalë që për shumë janë interpretuar si referencë mbi thashethemet që i shohin si protagonistë babanë dhe nënën e saj muajt e fundit. Chanel aktualisht ndodhet në Sabaudia, ku po kalon pushimet me babain dhe vëllezërit e saj. Ndërsa pak larg, në Circeo, ndodhet Noemi Bocchi, “flaka” e re e supozuar e ish-kapitenit verdhekuq..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat