Agron Selmani e quan festë ditën e nesërme në Ferizaj

Futboll

Agron Selmani e quan festë ditën e nesërme në Ferizaj

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:55
Agron Selmani e quan festë ditën e nesërme në Ferizaj

Dasmë futbolli në Ferizaj. Po vjen Prishtina, një derbi i javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës,

Ferizaj pas humbjes në çastet e fundit si mysafire nga Gjilani me rezultat 3:2, synon fitoren e parë. 

Prishtina është e motivuar deri në pikë e fundit pas triumfit me 2:1 në Klinë ndaj Dukagjinit.   

Drejtori sportiv, Agron Selmani është shprehur se presin që nesër ta kenë përkrahjen maksimale nga i gjithë qyteti.

“Nesër kemi datë festive, pa dashur me e prediku rezultatin sepse qyteti i Ferizajt e ka ndeshjen e pare  si vendas në ligë.

Ne i ftojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur deri tash, të mbushin shkallët e stadiumit dhe të arrijmë pikët e plota”, tha Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat