Shabani kërkon fitoren e tretë rresht me Struga Trim Lum

Futboll

Shabani kërkon fitoren e tretë rresht me Struga Trim Lum

Nga: K. G. Më: 21 gusht 2022 Në ora: 14:50
Shabani kërkon fitoren e tretë rresht me Struga Trim Lum

Futbollisti Bunjamin Shabani me ekipin e Struga Trim Lum synojnë fitoren e tretë rresht në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Lideri i kampionatit, Struga Trim Lum, sot në orën 17.00, ndeshet me Rabotniçkin e Shkupit, në ndeshjen e javës së tretë. 

“Edhe pse Rabotniçki nuk e nisi mirë sezonin e ri, kjo nuk duhet të na gënjej neve, pasi mund të them se Rabotniçki megjithatë ka në përbërje futbollistë mjaft të mirë, ashtu që mendoj se na pret një ndeshje jo edhe aq e lehtë.

Neve si ekip mund të them se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, duke ju premtuar gjithë tifozëve tanë se do të japim më të mirën në terren për të marrë fitoren e radhës dhe për të festuar në fund bashkë””, ka thënë Shabani për faqen e klubit strugan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat