Ekipi i VAR-it sqarohet për rastin në Ferizaj

Futboll

Ekipi i VAR-it sqarohet për rastin në Ferizaj

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 21:09
Pamje nga ndeshja

Ekipi i VAR-it që ishte përgjegjës në ndeshjen Ferizaj – Prishtina, ka dalë me një sqarim lidhur me vonesën e madhe që ishte bërë në pjesën e parë.

Arbitri Erdall Zasella ka mbetur para ekranit për më shumë se 15 minuta, por pamja i është vonuar për një situatë që kishte kërkuar sqarim.

Vonesa në ‘VAR Check’ në ndeshjen Ferizaj – Prishtina tek penalltia e akorduar në të mirë të Prishtinës, ka ardhur si pasojë e këputjes së kabllos së sinjalit nga ana e disa tifozëve të pandërgjegjshëm.

“Si rrjedhojë gjyqtari Erdall Zasella nuk ka pasur mundësi ta shikojë rastin në monitorin që është në fushë, përderisa ekipi teknik i FFK-së ka reaguar dhe ka bërë lidhjen e monitorit në fushë me kabllo tjetër të sinjalit nga minibusi”, thuhet në sqarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat